Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Transportohen drejt kampit të Gjadrit 7 emigrantë, një refugjat do të kthehet në Itali

Shkruar nga Newsbomb
Transportohen drejt kampit të Gjadrit 7 emigrantë, një refugjat
Qendra në Gjadër

Tetë emigrantë arritën sot në Portin e Shëngjinit, ku u pritën nga autoritetet portuale dhe forcat e sigurisë, të cilët i asistuan për t'u transferuar në kampin pritës në Gjadër. Ndërkohë, burime raportojnë se një prej tyre do të kthehet në Itali për arsye ende të paqarta.

Këto lëvizje janë në koadër të marrëveshjes së fundit ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, e nënshkruar nga kryeministri Edi Rama dhe homologja e tij italiane Giorgia Meloni. Marrëveshja ka për qëllim të lehtësojë menaxhimin e flukseve migratore, ku Shqipëria pranon të strehojë përkohësisht emigrantë të shpëtuar nga autoritetet italiane.

Kampet pritëse, si ai në Shëngjin dhe Gjadër, janë projektuar për të përballuar fluksin e deri në 3,000 emigrantëve çdo muaj, duke përshpejtuar procedurat për shqyrtimin e kërkesave për azil apo riatdhesim.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese