
Foto Ilustruese
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë mesditën e sotme. Sipas policisë, një fëmijë i moshës 1 vjeçare dyshohet se është mbytur me ushqim.
Rasti tragjik mësohet të ketë ndodhur në fshatin Llakatundë të Vlorës, ku i mituri është mbytur në banesën e tij, teksa ka qenë duke konsumua ushqim me familjarët e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjajrje dhe po punon për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.
“Komisariati i Policisë Vlorë referoi materiale në Prokurori për vlerësim të një rasti pasi dyshohet se në fshatin Llakatundë, Vlorë, një fëmijë 1 vjeçar është mbytur aksidentalisht me ushqim, në banesë”,- thuhet në njoftimin e policisë.
Sondazh
Poll