
Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në Tiranë, ku një punëtor ka humbur jetën pas një aksidenti fatal.
Sipas njoftimi të policisë, viktima është shtetasi B. K., 66 vjeç, i cili ka rënë nga soleta e një banese katërkatëshe në pronësi të shtetasit A. G. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:35, në rrugën “Naum Veqilharxhi”.
Fatkeqësisht, punëtori ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e këtij incidenti tragjik.
“Informacion paraprak
Më datë 08.02.2025, rreth orës 11:35, në rrugën “Naum Veqilharxhi”, në një banesë katër katëshe në pronësi të shtetasit A. G., ka rënë nga soleta punëtori shtetasi B. K., rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhej në njoftimin e policies.