Një ngjarje e rëndë është shënuar në minierën e bakrit “Tete Albania” në Spaç të Mirditës gjatë ditës së sotme (10 dhjetor). Frrok Prenga është 51-vjeçari i cili ka ndërruar jetë pas një aksidenti fatal në vendin e tij të punës.
Burime për media kanë bërë me dije se 51-vjeçari ka qenë duke ndërruar transmisionin e ekskavatorit, ndërsa transmisioni është shkëputur nga kriku fiksues dhe ka goditur viktimën duke e lënë të vdekur në vend.
Lajmi është bërë i ditur nga publicisti Gjergj Marku, i cili i shpreh ngushëllimet e tij familjes Frroku. Gjithashtu në postimin e tij, ai ka ndarë dhe detajet mbi ceremoninë mortore që do të mbahen për viktimën Frrok Prenga.
Sondazh
Poll