
Një aksident fatal ka ndodhur në Desenzano del Garda, Itali, ku ka humbur jetën një 35-vjeçar shqiptar. Iliaz Ismaili, banues në këtë zonë po udhëtonte me motor kur u përplas nga një furgon në rrugën "Via Gramsci," pranë liqenit.
Pasi u transportua me urgjencë në spital, Ismaili iu nënshtrua një operacioni të gjatë gjatë natës për shkak të plagëve të rënda që kishte pësuar. Megjithatë, mjekët nuk arritën dot ta shpëtonin.
Iliaz Ismaili punonte si banakier në hotelin “Villa Rosa” dhe ishte i njohur për përkushtimin e tij në punë. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe miqtë e tij, të cilët e kanë përshkruar si një person të dashur dhe të përkushtuar. Sakaq, policia italiane po heton rrethanat e aksidentit.