Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tragjike në Durrës, 33-vjeçari bie aksidentalisht nga ura dhe ndërron jetë

Shkruar nga Newsbomb
Tragjike në Durrës, 33-vjeçari bie aksidentalisht nga ura dhe
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës, ku një 33-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga një urë dhe ka ndërruar jetë.

Policia njofton se ditën e djeshme shtetasi H. Sh, ka bërë kallëzim se djali i tij nuk ishte kthyer në banesë. Bëhet me dije se shtetasi B. Sh., 33 vjeç, është gjetur i pajetë në një kanal uji, në afërsi të banesës së tij, në lagjen nr.15, Durrës. Nga veprimet e para dhe këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga ura, ka rënë në kanal dhe për pasojë është mbytur. 

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e bërë nga shtetasi H. Sh, për largimin nga banesa të djalit të tij, informojmë se shtetasi B. Sh., 33 vjeç, është gjetur i pajetë në një kanal uji, në afërsi të banesës së tij, në lagjen nr.15, Durrës. Nga veprimet e para dhe kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga ura, ka rënë në kanal dhe për pasojë është mbytur. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese