Hapësire reklamuese


Aktualitet

TRAGJIKE/ 27-vjeçarja shqiptare gjendet e pajetë në Itali, e kishin lidhur në një pemë

Shkruar nga Newsbomb
TRAGJIKE/ 27-vjeçarja shqiptare gjendet e pajetë në Itali, e
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtetin fqinj, Itali, ku një 27-vjeçare shqiptare është gjendur e pajetë në Montecilfone.

Sipas mediave vendase, mësohet se e reja shqiptare është gjetur e lidhur në një pemë pranë të ashtuquajturës “Ura e Sherifit”, përgjatë rrugës midis Larinos dhe Biferninës.

Ndërkohë, bashkëshorti i saj 51-vjeçar i shqetësuar ka kërkuar ndihmën e policisë, dhe më pas e kanë e marrë në pyetje, por ende nuk dyshohet gjë ndaj tij.

Gjithashtu, autoritetet italiane kanë urdhëruar autopsinë e trupit të saj, e cila do të kryhet më 2 maj dhe hetimet janë ende duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave.

27-vjeçarja ishte nënë e një fëmije dhe ishte e ndarë nga 51-vjeçari, ndërsa jetonte e vetme me djalin 7-vjeçar.

Ajo njihej në fshat për angazhimin e saj në punë në një qendër për emigrantët dhe për lidhjen e fortë me të birin, i cili përshkruhej nga të gjithë si qendra e jetës së saj.

Ndërkohë, autoritetet janë shprehur se vetëm autopsia do nxjerri në dritë të vërtetën, ndërsa për momentin nuk ka asnjë person nën hetim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese