Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tragjedia në Shkodër, gjendet pas 5 ditësh trupi i pajetë i djalit 3-vjeçar të Alma Arrazit

Shkruar nga Newsbomb

Tragjedia në Shkodër, gjendet pas 5 ditësh trupi i pajetë i

Trupi i pajetë i djalit 3-vjeçar të Alma Arrazit është gjetur në rrjedhën e lumit Buna në Shkodër pas 5 ditësh.

Trupi i të voglit është gjetur gjatë kërkimeve intensive që kanë nisur në vendin ku Alma Arrazi u hodh bashkë me tre fëmijët. Deri më tani nuk është gjetur vetëm e ëma, teksa kontrollet intensive ende vijojnë.

"Si rezultat i kërkimeve të pandërprera në lumin Buna, nga polumbarët e RENEA-s, kontrolleve me mjete lundruese nga grupi i kërkim-shpëtimit i Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, dhe shërbimet e Policisë të DVP Shkodër, në bashkëpunim me banorët e zonës, u bë e mundur gjetja nga polumbarët e RENEA-s, e trupit të pajetë të djalit të mitur 3-vjeçar, në lumin Buna, midis zonës së quajtur “Ana e malit” dhe fshatit Oblikë," njoftoi policia. 

Pasditen e djeshme vajza e dytë e familjes Arrazi u gjet gjithashtu në rrjedhën e lumit Buna në Shkodër. Polumbarët e RENEAS, Forca Kombëtare e Sigurisë Publike, njësi të Policisë së Malit të Zi dhe peshkatarët e zonës janë duke vijuar kërkimin e përgjatë gjithë rrjedhës së lumit Buna.

Alma Arrazi dyshohet se është vetëmbytur në ujërat e lumit Buna pak ditë më parë, për shkak të dhunës nga bashkëshorti dhe tradhtisë, ndërsa me vete ka marrë dhe tre fëmijët e mitur, dy vajza dhe një djalë 3 vjeçar.

Trupi i një prej vajzave është gjetur tre ditë më parë në rrjedhën e lumit Buna nga një peshkatarë i zonës dhe menjëherë autoritetet u vunë në alarm për shkak të dyshimeve se Alma Arrazi mund të ishte vetëmytur në Bunë me tre fëmijë. Ajo kishte pak ditë që ishte larguar nga shtëpia, por askush nga të afërmit nuk kishte menduar se mund të arrite deri në atë akt vetëflijimi.

Bashkëshorti i saj, Ergys Arrazi është arrestuar nga Policia e Shkodrës dhe një kërkim i gjerë nisi menjëherë në ujërat e lumit Buna.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed