
Një lajm tronditës erdhi mesditën e sotme nga Gjirokastra, ku adoleshenti 17-vjeçar vrau veten duke u vetëvarur në shtëpinë e tij.
Nga detajet e reja, 17-vjeçari mendohet se vuante nga izolimi dhe melankolia, gjë që e ka çuar drejt vetëvrasjes.
Por, ajo që bie në sy është fakti se i mituri vazhdonte studimet në gjimnazin “Siri Shapllo”, në të njëjtën shkollë me Irsa Muçollarin, vajza 17-vjeçare, e cila u vetëvra gjithashtu në shtëpinë e saj.
Shkaku i vrasjes tragjike të së miturës ishin bullizmet e vazhdueshme që e reja përjetonte nga shoqëria e saj në shkollë, duke bërë kështu mbylljen në vetvete dhe marrjen e vendimeve fatale nga adoleshentja.
Ajo ka vrarë veten në dhomën e saj më 10 shkurt, ndërsa pas ka lënë një letër ku kishte shprehur të gjitha emocionet e këqija që e kishin mbërthyer 17-vjeçaren prej kohësh, e cila qëndronte e mbyllur në vetvete pa patur mundësinë të fliste me askënd tjetër.