Një ngjarje tragjike ka ndodhur disa ditë më parë në Gjenova të Italisë, ku dy motra shqiptare janë hedhur nga dritarja e apartamentit të tyre. Fatkeqësisht nga rënia ka mbetur e vdekur njëra prej tyre, 32 vjeç, ndërsa motra tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Kunati i dy motrave ka treguar më shumë mbi shkaqet e dhe rrethanat e veprimit të dy motrave teksa janë ngritur dhe dyshime se nuk janë vetëhedhur, por mund të ketë qenë dikush tejtër që i ka shtyrë.
Ka qenë motra e cila tashmë ka ndërruar jetë, e cila ka patur probleme të vazhdueshme me bashkëshortin e saj dukeqenë se ishin dhe në proces divorci. Problemi kryesor ka qenë kujdestaria e fëmijëve dhe pasi bashkëshorti i viktimës ka dalë nga burgu, ka marrë fëmijët dhe më pas nuk e ka lejuar atë që t’i shikojë apo kontaktojë.
Sipas raportimeve paraprake dyshohet se 32 vjeçarja, viktima, ka tentuar të hidhet nga parvazi i dritares së apartamentit dhe më pas ka shkruar motra tjetër për ta shpëtuar por kanë rënë të dyja poshtë.
Nga deklarata që dha sot kunati i tyre për emisionin “Me zemër të hapur”, ka thënë se pasi e plagosura është zgjuar nga koma, ka thënë se dikush i ka hedhur nga dritarja, por kjo deklaratë nuk është marrë parasysh nga policia italiane pasi ajo është akoma nën efektin e ilaçeve.
“Fatkeqësi ajo që ndodhi. Lajmin e morëm vesh nga të afërmit. Unë jam kunati, nusja ime i ka motra. Ne jetojmë në Shqipëri. Baxhanaku është i lirë, ka dalë nga burgu. Dhe gjithë problem këtu ka qenë. Vajza ka mbajtur fëmijët. Kur ai doli nga burgu ka kërkuar që të shkojnë për disa ditë fëmijët te ai. Ajo ja çonte gjithmonë fëmijët që të çmallej me ta.
Pasi kanë shkuar aty ata i kanë izolu fëmijë, ata se linin të fliste me kamera të paktën. Dhe aty duket se nisi çdo gjë. Se me datë 10 kanë pasur gjyqin se kush do të merrte kujdestarinë dhe këtu ka qenë ideja që fëmijët t’i mbante nëna dhe ajo ka qenë vajzë parimore e hekurt në atë kuptimin. Për këtë arsye shkoi motra e vetë atje që të ndihmonte, se ajo ka katër fëmijë.
Pastaj ky i ka izoluar fëmijët s’i nxirrte as në kamer as në telefon. Ajo u bë merak, shkoi në polici dhe bëri denoncim. Policia i ka thënë fëmijët janë mirë thjesht prit ditën që do i sjellin.
Ata nuk ia çuan fëmijët në ditën që ajo e priste. E motra që është në koma sot është përmend, shyqyr zotit e ka kaluar rrezikun për jetën. Kur është përmen fjalët e para që ka përmen kanë qenë për motrën normalisht ajo s’di gjë se ka ndërruar jetë. Ajo ka thënë se ne na hodhën dhe nuk e mori policia si deklaratë ngaqë është nën efektin e narkozës.
Gjithë problemi është te ditët e fundit, sepse i ati ka pas ca lidhje kshu, ca rrjete ku di unë dhe ka ndryshuar si njeri për disa muajsh. Unë më shumë këtu i kam qendruar pranë vjehrrit këtu në Shqipëri, ai nuk e ka marrë vesh lajmin“, tha i afërmi i motrave.