Një ngjarje e rëndë është shënuar në Rrugën e Dibrës në Tiranë, ku janë gjetur të pajeta dy vajza.
Bëhet me dije se janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase Antonina Kozachenko 25 vjeçe dhe Anastasia Lopukhova, 40 vjeçe. Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.
Raportohet se pranë trupave të pajetë të vajzave janë gjetur ilaçe, xanax. Xanax është një tabletë orale e markës që përdoret për disa çrregullime ankthi.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe.
Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.
Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.