Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tragjedi në Selenicë, 24-vjeçarin e zënë gurët dhe humb jetën në vendin e punës

Shkruar nga Newsbomb
Tragjedi në Selenicë, 24-vjeçarin e zënë gurët
Foto ilustruese

Një tjetër aksident në punë është regjistruar pasditen e kësaj të marte ku një i ri ka humbur jetën tragjikisht.

Sipas njoftimit të Policisë mësohet se rreth orës 15:30, në fshatin Brataj, Selenicë, një 24-vjeçar teksa po punonte në guroren e fshatit është dëmtuar nga gurët. Fatkeqësisht si pasojë i riu me ininciale J.V ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

"Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në fshatin Brataj, Selenicë, shtetasi J. V., 24 vjeç, punëtor në guroren e këtij fshati, dyshohet se aksidentalisht gjatë punimeve me skrep, është dëmtuar nga gurët dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton Policia. 

Ndërkohë kujtojmë se vetëm disa orë më parë një tjetër i ri humbi jetën tragjikisht. Armand Peshku, 29-vjeç, humbi jetën pasi teksa po punonte në minierën e kromit në Martanesh një masiv gurësh e zuri poshtë.

Fatkeqësisht Peshku gjeti vdekjen, ndërsa kolegu i tij Hajdar Bala, rreth 40-vjeç mbeti i plagosur dhe u nis me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese