Hapësire reklamuese


Aktualitet

Tragjedi në Itali, punëtorin shqiptar e shtyp vinçi para syve të djalit të tij (EMRI-FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Tragjedi në Itali, punëtorin shqiptar e shtyp vinçi para syve
Pamje nga vendi i ngjarjes

51-vjeçarit shqiptar, Fatmir Isufi, banues në Arcore iu pre jeta në mes në vendin e tij të punës. Ngjarja tragjike ndodhi një ditë më parë në Torino, Itali ku punëtori shqiptar teksa ishte duke punuar vinçi e zuri poshtë.

Sipas mediave vendase mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 në kantierin e ndërtimit ku 51-vjeçari shqiptar ishte duke punuar së bashku me të birin dhe kolgeun e tij.

Isufi, njëri nga dy djemtë e tij dhe kolegu i tij ishin duke punuar. Ata po përdornin një vinç të lëvizshëm, të llojit që qëndron në shina, i cili për arsye që ende nuk dihen është përmbysur dhe përfundoi në gropën ku dhe ndodhej 51-vjeçari.

Tragjedi në Itali, punëtorin shqiptar e shtyp vinçi para syve
Fatmir Isufi

Zjarrfikëset dhe autoamulanca mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkohë teksa efektivët po punonin që të lëviznin vinçin që kishte zënë shqiptarin, kolegu i tij bërtiste dhe qante me të madhe.

Isufi, siç mësohet, punonte prej gati 30 vitesh në Palingeo of Carpenedolo (Brescia), një kompani ndërtimi e specializuar në gjeoteknikë.

Tragjedi në Itali, punëtorin shqiptar e shtyp vinçi para syve
Pamje nga vendi i ngjarjes

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese