Hapësire reklamuese

Aktualitet

Trafiku i rënduar në Durrës, Policia Bashkiake merr masat: Ndalohet lëvizja automjeteve në oraret e përcaktuara

Shkruar nga Newsbomb
Trafiku i rënduar në Durrës, Policia Bashkiake merr masat:
Foto ilustruese

Prej disa ditësh qyteti i Durrësit po përballet me një trafik të mbingarkuar më shumë se normalja, fakt ky që ka nxitur policinë e qytetit për të marrë masat e nevojshme për zhbllokimin e qarkullimit rrugor.

Masat e marra nga Policia Bashkiake konsistojnë ë vendosjen e fashave të orareve për makinat e tonazhit të rëndë dhe për ato ATP (automete për transport të përzier), për lëvizjen e tyre në rrugët kryesore të qytetit.

Sipas vendimit, nga data 15 janar deri më 15 maj 2025, automjetet ATP (automjete për transport të përzier) nuk do të lejohen të qarkullojnë në fashat orare 07:00-09:00 dhe 16:00-18:00, nga e hëna në të premte. Për mjetet e tonazhit të rëndë mbi 6.5 ton, qarkullimi do të ndalohet plotësisht dhe do të kufizohet në një itinerar të përcaktuar nga bashkia.

Për paralajmërimin e drejtuesëve të automjeteve janë vendosur sinjalistika në çdo aks hyrës dhe dalës nga qyteti i Durrësit.

Rrugët në të cilët do të kufizohen lëvizjet janë:

-Rrugët “Adria”, “Stefan Kaçulini”, “Glaukia”, “Hysen Kërtusha”, “Aleksandër Goga” (nga Drejtoria e Policisë deri te Prefektura),

-Bulevardet “Epidamn”, “Egnatia”, “Taulantia”,

-Rrugët “Currilave”, “Mars 91”, “Dëshmorëve” dhe segmentet brenda unazës sipas hartës.

Përjashtim në këto masa bëjnë automjetet e policisë, ambulancat, zjarrfikëset, transporti publik dhe disa automjete të insitucioneve komunale.

Shefi i sektorit të qarkullimit në Policinë Bashkiake, Ervis Quku, tha për “Neës24”: “Masat synojnë të lehtësojnë trafikun e rënduar në Durrës gjatë orëve të pikut. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe subjekteve tregtare për zbatimin e këtij urdhri, që është në të mirë të të gjithëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese