
Një 38-vjeçar banues në Shqipëri është arrestuar ditën e enjte, 16 janar, në Viganello, Itali pasi në banesën e shqiptarit është gjetur 900 gr kokainë. Lajmi për arrestimin e tij është bërë i ditur nga një deklaratë e policisë kontonale dhe ministria publike.
Ky operacion është zhvilluar si pjesë e një hetimi për trafikun e drogës që përfshinte zonën e Luganos dhe Mendrisiotto në bashkëpunim me agjentë të policisë së qytetit të Luganos. Në banesën e të riut përveç koakinës janë gjetur disa qindra franga dhe euro.
Ai akuzohet për "Shkelje të rëndë dhe shkelje të ligjit federal për narkotikët", "Shkelje të ligjit federal për të huajt" si dhe "Pastrim parash". Hetimi është i koordinuar nga prokurorja publike, Margherita Lanzillo.