Hapësire reklamuese

Aktualitet

Trafikonte automjete të vjedhura në Kosovë me qëllim përdorimin në ngjarje kriminale, arrestohet 34-vjeçarja (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Trafikonte automjete të vjedhura në Kosovë me qëllim
Automjetet e vjedhura me targën e Kosovës

Ka rënë në prangat e policisë një 34-vjeçare nga Rubiku pasi dyshohet se trafikonte makina të vjedhura nga Kosova.

34-vjeçarja, Alketa Pjetri është arrestuar nga efektivët e policisë pasi u zbulua se vidhte automjete me targa të Kosovës. Pasi i kalonte në kufi, dyshohet se 34-vjeçarja i trafikonte dhe makinat përdoreshin për ngjarje kriminale në vend.

Gjithashtu është ndaluar dhe një shtetas me inicialet D.P., banues në Rubik, i cili bashkëpunonte me Alketa Pjetrin, duke e ndihmuar të fshihte makinat në servisin e tij.

Policia sekuestroi 2 automjetet tip “BMW” dhe “Volkswagen”, me targa kosovare të cilat dyshohet se do të përdoreshin për qëllime kriminale.

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohen 2 automjete të vjedhura në Kosovë, që dyshohet se do përdoreshin për qëllime kriminale, në Rrëshen.

Vihet në pranga 34-vjeçarja që dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri, 2 automjetet me targa kosovare. Procedohet penalisht administratori i servisit në Rubik, ku u gjetën këto 2 automjete.

Si rezultat i punës së inteligjencës policore, kontrolleve dhe hetimeve që po kryhen me intensitet, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë kanë goditur një rast të trafikimit të automjeteve të vjedhura, për t’i përdorur për qëllime kriminale.

Për rastin u vu në pranga shtetasja A. P., 34 vjeçe, banuese në Rubik, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, ka trafikuar nga Kosova në Shqipëri, 2 automjete, tip “BMË” dhe “Volksëagen”, me targa kosovare, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për qëllime kriminale, në Rrëshen.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale”, për shtetasin D. P., banues në Rubik, pasi dyshohet se ka fshehur në servisin e tij, në Rubik, 2 automjetet e trafikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese