Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Trafikonte armë nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri, arrestohet 33-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb
Trafikonte armë nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri, arrestohet
pamje nga arrestimi

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pasi akuzohet se ka trafikuar armë nga Maqedonia në Shqipëri.

Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se shtetasi Shaqir Çela, banues në Prrenjas, dyshohet se ka trafikuar armët, nëpërmjet kufirit të gjelbër, me qëllim shitjen.

Në momentin e arrestimit në fshatin Skroskë, ky shtetas kishte me vete 1 armë zjarri kallashnikov dhe 1 armë gjahu. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ai i kishte trafikuar armët, nga RMV-ja në vendin tonë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, me qëllim shitjen në Shqipëri.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Border Crossing”. Evidentohet dhe goditet një rast i trafikimit të armëve nga RMV-ja në Shqipëri.

Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov dhe 1 armë gjahu.

Gjatë operacionit, në fshatin Skroskë, u lokalizua shtetasi Sh. Ç., i cili kishte me vete, 1 armë zjarri kallashnikov dhe 1 armë gjahu. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ai i kishte trafikuar armët, nga RMV-ja në vendin tonë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, me qëllim shitjen në Shqipëri.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. Ç., 33 vjeç, banues në Prrenjas, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të shtetasit Sh. Ç., si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese