Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Trafikonte drogë në markën "El Chapo", arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Newsbomb
Trafikonte drogë në markën "El Chapo", arrestohet
Droga me figurën "El Chapo"

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia pasi u kap në trafik droge në zonën e Romës

Sipas mediave italiane, operacioni u zhvillua gjatë një kontrolli në shtëpinë e një krimineli që jetonte në Cittaducale. Brenda shtëpisë janë gjetur dy shtetas shqiptarë, 27-vjeçari i arrestuar dhe një 30-vjeçar.

Gjatë kontrollit, u gjetën 100 gram hashash, me një vlerë totale rreth 1000 euro, me një tipar të pazakontë: droga mbante figurën e trafikantit të njohur meksikan të drogës Joaquín “El Chapo” Guzmán.

Ky detaj nuk është i pazakontë sipas shefit të karabinierëve, Toni Bocchino: “Është shumë e zakonshme të vendosësh shëmbëlltyrën e një trafikanti droge mbi drogën”.

Ndaj 30-vjeçarit u lëshua urdhri i dëbimit, pasi ishte i parregullt në Itali dhe u përcoll nga agjentët deri në aeroportin e Fiumicino. Kurse 27-vjeçari pas arrestimit u izolua në paraburgim, në pritje të masës së arrestit nga gjykata.

Sipas Karabinierëve, të dy burrat ishin mysafirë në shtëpi dhe duhej të ktheheshin në qytetet e tyre të banimit: Bari për 27-vjeçarin dhe Cesenatico për 30-vjeçarin. Organet ligjzbatuese vijojnë aktivitetet e tyre kontrolluese për të luftuar trafikun e drogës, duke intensifikuar operacionet në territor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese