Hapësire reklamuese

Aktualitet

Trafikoi 700 pako me kanabis, ekstradohet nga Greqia 48-vjeçari i dënuar me 6 vite burg (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Trafikoi 700 pako me kanabis, ekstradohet nga Greqia 48-vjeçari i
Foto ilustruese

Ekstradohet nga Greqia 48-vjeçari Surja Sinani i cili ishte dënuar me 6 vite burg për prodhim dhe shitje të lëndeve natrkotike, kanabis.

Në vitin 2014, Sinani në bashkëpunim me shtetas të tjerë, transportonte rreth 700 pako me cannabis sativa, me peshë totale rreth 837 kilogramë. 48-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve ekzekutuan vendimin penal të datës 05.04.2016, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridikionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar Surja Sinani, 48 vjeç, i lindur në Gjirokastër, i cili u ekstradua ditën e djeshme, nga Greqia në Shqipëri.

Gjykata e Gjirokastrës e ka dënuar këtë shtetas, me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në vitin 2014, shtetasi Surja Sinani, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, transportonte rreth 700 pako me cannabis sativa, me peshë totale rreth 837 kilogramë. 48-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme." - njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese