
Një operacion i zhvilluar gjatë ditës së sotme nga autoritetet kosovare dhe ato shqiptare, ka zbërthyer një grup të organizuar kriminal të cilët si aktivitet kryesor kishin trafikimin e armëve nga Kosova në drejtim të Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Europian.
Shqiptarja.com ka bërë me dije se këto armë fillimisht vinin nga shteti turk dhe më pas modifikoheshin në Kosovë. Transportimi i tyre bëhej nëpërmjet autobusave të linjës ose me vetura që vinin drejt Tiranës. Këto armë dërgoheshin dhe në vende të tjetra të Bashkimit Europian nga Kosova përmes një linje tjetër.
Nga ky operacion, në prangat e policisë kanë rënë 24 persona, 10 prej tyre janë arrestuar në Shqipëri dhe 14 në Kosovë ndërsa 4 persona janë ende nën hetim. Janë zbardhur dhe emrat e 6 prej të arrestuarve në Tiranë:
Euxhenio Manushi, 20-vjeç
Endri Papa, 34-vjeç
Aurel Manreka, 28 vjeç
Gersi Llozha, 22 vjeç
Kleo Muçalliu 26-vjeç;
Tonin Shkambi, 53-vjeç
Euxhenjo Manushi i cili së bashku me të tjerët akuzohen për për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit” e kryer në bashkëpunim, është arrestuar pak ditë më parë në Tiranë, teksa trafikonte lëndë narkotike.
Rreth 64 armë luftarake janë sekuestruar në Shqipëri e Kosovë të llojeve të ndryshme si, kallashnikov, pistoletë, snajper. 23 armë janë sekuestruar në Tiranë, ndërsa 41 të tjera janë sekuestruar nga policia e Kosovës.