Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri, Gjykata lë në burg 4 kosovarët

Shkruar nga Newsbomb
Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri, Gjykata lë në
Ne foto: 3 shtetasit kosovarë të arrestuar

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 4 të arrestuarit, të cilët ranë në pranga pak ditë më parë, pasi akuzohen se trafikonin armë zjarri nga Kosova në Tiranë.

Konkretisht bëhet fjalë për Blerim Krasniqin, Benjami Shalën, Edonis Thaçin, Muhamed Krasniqin.

Ky grup kriminal dyshohet se prej gati një viti trafikonte armë drejt Shqipërisë dhe prej më shumë se 8 muajsh përgjoheshin nga autoritetet. Dy kushërinjtë Blerim dhe Muhamed Krasniqi, i fusnin armët te linja e autobusëve në pronësi të Edonis Thaçit, i cili ishte në dijeni.

Ata u arrestuan në vendparkimin e një terminali autobusësh, në Lundër, ku brenda autobusit u gjet një çantë me 10 armë zjarri pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak.

Mësohet se armët i merrnin nga Serbia dhe më pas i shisnin në territorin tonë, për llogari të grupeve kriminale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese