Hapësire reklamuese

Aktualitet

 Trafik droge nga Shqipëria në Itali! Çmontohet grupi kriminal, 13 persona të arrestuar

Shkruar nga Newsbomb

 Trafik droge nga Shqipëria në Itali! Çmontohet grupi

80 karabinierë janë angazhuar në një operacion për ekzekutimin e 13 urdhër- arresteve ndaj të dyshuarve për trafik ndërkombëtar të drogës.

Mediat italiane bëjnë me dije se sasia e dogës ishte e ardhur nga Shqipëria dhe fshihej në kamionë, në skuta të improvizuara nga trafikantët.

Bëhet fjalë për kokainë, hashash dhe marijuanë gati për t’u shitur në zonën Pontine midis Fondi dhe Terracina, një treg veçanërisht i lulëzuar sipas hetuesve.

Të arrestuarit janë të gjithë me banim në Fondi, me disa precedentë të veçantë dhe prej vitesh konkurrojnë për tregun vendas. Vetëm një prej tyre, disa kohë më parë, ishte zhvendosur në Caltagirone, në provincën e Katanias dhe ishte nën vëzhgim nga karabinierët vendas.

Hetimi lindi nga një sulm me armë, i kryer nga rivalët, në tetor 2020. Nuk u raportuan për të lënduar apo të vdekur dhe ngjarja mbeti e mbuluar në heshtje. Karabinierët e komandës Latina, megjithatë, kuptuan se një luftë po zhvillohej për kontrollin e zonave të trafikut të drogës në zonën e Pontines, duke kapur gjithashtu disa ngarkesa droge që mbërrinin në Fondi. Gjatë këtyre viteve të hetimeve, policia ka sekuestruar edhe armë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese