Hapësire reklamuese


Aktualitet

Trafik droge me SKY ECC, arrestohet në Itali shqiptari i shumëkërkuar

Shkruar nga Newsbomb
Trafik droge me SKY ECC, arrestohet në Itali shqiptari i
Foto ilustruese

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Bolonja pasi ishte shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge.

37-vjeçari shqiptar është arrestuar sapo ka zbaritur nga Spanja në aeroportin e Fiumicino dhe ndaj të cilit ka pasur urdhër-arresti ndërkombëtar.

Sipas raportimeve, shqiptari ishte zbuluar si pjesë e një rrjeti të mirëorganizuar narkotrafiku nëpërmjet përgjimeve të platformës Sky Ecc.

I arrestuari ishte rezident prej vitesh në Bolonja, por ishte zhvendosur në Spanjë në vitin 2022, ku ndodhej në paraburgim për trafik droge.

Shqiptarit më herët i është gjetur plantacioni me 2167 bimë kanabisi, 53 gramë dhe 581 tableta marijuanë, 581 tableta kanabisi dhe THC. Shqiptari dyshohet se ka përdorur lidhjet e tij kriminale për të importuar edhe kokainë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese