Hapësire reklamuese


Aktualitet

Todi e Fatos Lubonja, 13 vitet e burgut pa asnjë takim

Shkruar nga Newsbomb
Todi e Fatos Lubonja, 13 vitet e burgut pa asnjë takim
Revista Newsbomb

Nga Rezarta Delisula

HISTORIA E BURGOSJES SË FAMILJES LUBONJA

Jemi në Shqipërinë e viteve '70, e cila që prej vitit 1945, pas zgjedhjeve të para të pas Luftës së Dytë Botërore, drejtohej nga një regjim diktatorial, i cili më vonë u etiketua si ndër më të tmerrshmit në Evropë. Në art nisi të frynte një erë liberalizmi.

Shkrimtarët, regjisorët, piktorët dhe artistë të tjerë u çliruan nga kornizat demagogjike dhe sollën ide të reja. Megjithatë, kjo frymë zgjati fatkeqësisht vetëm për pak kohë. Në vitin 1973 hapet dosja e sigurimit të shtetit me pseudonimin "Kubistët" ku dhjetra artistë ishin pre e përgjimeve e më pas dënimeve në forma të ndryshme.

Pikërisht në këtë kohë, më 05.07.1973, u çel dhe dosja ndaj shkrimtarëve Fadil Paçrami dhe Todi Lubonja (krushq, pasi Fatos Lubonja u martua me Zana Paçramin), me motivacionin: “për zbulimin e veprimtarive të përbashkëta armiqësore zhvilluar kundra partisë dhe pushtetit popullor”. Në dosje ka të dhëna dhe për Liri e Fatos Lubonjën.

Todi Lubonja, ish-drejtor i RTSH-së u përjashtua nga partia, u internua në Lezhë bashkë me familjen dhe u dënua nga rregjimi ndërsa kreu 13 vite në burgun e Burrelit duke rifituar lirinë në moshën 64-vjeçare. Dy ditë para tij, burgoset në kampin e Spaçit i biri, Fatos Lubonja, vetëm 23 vjeç dhe lirohet nga dënimi në moshën 40 vjeçare, në vitin 1991. Ishte pikërisht ky vit, pas një persekutimi e dënimi gati dy dekada rradhazi, kur familja Lubonja u bashkuan.

SPIUNIMI

"Shshsht edhe muret kanë veshë"... Dhe kjo nuk është vetëm një mënyrë të të thënit, në ato 45 vite përgjohej përtej mureve. Sigurimi studioi me kujdes të gjitha muret e përbashkëta që kishte apar- tamenti dy të rinjve Fatos Lubonja e Zana Paçrami dhe vendosën që punimet për të vendosur paisjen e teknikës operative të ishin në kuzhinë përmes dhomës ku ngjitur banononte një inxhinier.

Këtij të fundit iu kërkua t'ju vinte në dispozicion banesën për interesa operative. Po ashtu, u kopjuan çelsat e shtëpisë së tyre që iu morën fshehurazi Fatosit, në kohën që po kryente aksionin vullnetar në hekurudhën Librazhd-Prenjas.

Kishte edhe një plan të dytë nëse nuk realizohej i pari: do tia merrnin çelsat Zanës nëpërmjet shoqes së saj të cilën e kishte në një grup. Gjithçka pasqyrohet në shkresën nr. 5331 e datës 06.09.1973, ku përcaktoheshin mënyrat si do të përgjoheshin studentët Fatos Lubonja e Zana Paçrami të cilët në atë kohë jetonin e banonin në lagjen nr.9 në Tiranë.....

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e 44-të të Revistës Newsbomb.al, i cili ka dalë në treg nga sot, datë 20 Prill dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese