Hapësire reklamuese

Aktualitet

TMERROHEN kalimtarët, burri në Tiranë lyhet me benzinë dhe i vë flakën vetes

Shkruar nga Newsbomb
TMERROHEN kalimtarët, burri në Tiranë lyhet me benzinë dhe i
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjte në Tiranë. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se në afërsi të Farkës një 63-vjeçar ka tentuar të vetëdigjet me benzinë.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 30.05.2024, rreth orës 12:30, në Unazën e Madhe, krahu lindor me drejtim lëvizje Teg, (në afërsi të Farkës), ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse, dyshohet benzinë, shtetasi N. Sh., 63 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftimi i Policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese