Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tmerr në Tiranë! X5 me targa angleze ndjek Benzin, shoferi “zbraz” pistoletën nga xhami! Të rinjtë “bëjnë kërdinë” mbi urë te “Pallati me Shigjeta”

Shkruar nga Newsbomb
Tmerr në Tiranë! X5 me targa angleze ndjek Benzin, shoferi
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë përgjatë orëve të mbrëmjes ku ka pasur dhe të shtëna me armë zjarri.

Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pranë urës tek “Pallati me Shigjeta”, afër zonës së “Deliorgjit” ku disa automjete janë përfshirë në një aksident.

ipas dëshmitarëve mësohet se automjeti tip BMW X5 me targa angleze në momentin e aksidentit ka qenë duke ndjekur automjetin Mercedes-Benz.  Gjatë ndjekjes, është raportuar për të shtëna me armë zjarri, ndërkohë që mjetet në fjalë janë përplasur dhe me dy automjete të tjera të cilat ndodheshin në rrugë.

Mësohet se pas përplasjes, autorët kanë braktisur mjetin e tyre mbi urë dhe kanë vijuar ndjekjen në këmbë të armatosur me leva hekuri dhe pistoleta.

Policia ka shpallur në kërkim personat e përfshirë në këtë ngjarje, ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese