Hapësire reklamuese


Aktualitet

Tjetërsuan qindra m² tokë në Durrës, i arrestuar ish-kandidati i Partisë Socialiste, i shpëtoi atentatit në 2022

Shkruar nga Newsbomb
Tjetërsuan qindra m² tokë në Durrës, i arrestuar
Ne foto: Ardit Kertusha

Pesë persona ranë në prangat e Policisë dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim, pasi akuzohen nga Prokuroria e Durrësit se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar dokumentet e një toke me sipërfaqe 151 000 m², në lagjen nr. 15, Durrës.

Ardit Kërtusha, është dhe një prej të arrestuarve, një emër i njohur ky si në fushën e politikës po ashtu dhe në atë të kronikës.

Ardit Kërtusha, 33-vjeç, ka qenë kryetar i FREESSH. Gjithashtu në zgjedhjet e 2020 ai kandidoi për kryetar të Partisë Socialistë në Durrës, mirëpo më pas u tërhoq nga gara. Aso kohe Kërtusha me largimin e tij zbuloi dhe prapaskenat e errëta të garës mes socialistëve duke deklaruar se ka pasur ndërhyrje nga më të paimagjinueshmet.

Ai akuzoi drejtpërdrejt "rrëmbyesit e partisë", se në krye të PS-së po tentojnë të vendosin “marionetën e Vangjush Dakos”.

“Ka shumë ndërhyrje nga më të paimagjinueshmet që zgjedhjet në Durrës të mos zhvillohen, por të emërojnë edhe një herë në krye të degës marionetën e preferuar të Vangjushit. Zgjedh që kontributin tim ta jap brenda Partisë Socialiste duke qenë një zë brenda saj dhe jo një fraksion siç kanë qejfin ta etiketojnë rrëmbyesit e kësaj partie”, tha Kërtusha ndër të tjera aso kohe.

Ndërkohë, në prill të 2021 Kërtusha deklaroi publikisht se ishte bërë pjesë e Partisë Demokratike, të drejtuar nga Lulzim Basha.

Një tjetër rast për të cilën emri i Kërtushës është lakuar nëpër media ka qenë dhe ngjarja e ndodhur në 16 maj të 2022 në lokalin e reperit Noizy në zonën e Curilave.

Teksa Kërtusha ishte duke qëndruar jashtë ambienteve të lokalit, një person iu afrua dhe pas një debati verbal e qëlloi me armë. 33 vjeçari fatmirësisht arriti të shpëtonte dhe mori vetëm një plumb në këmbë, i cili nuk i rrezikoi jetën.

Tjetërsuan qindra m² tokë në Durrës, i arrestuar
Ne foto Ardit Kertusha

Me urdhër të Prokurorisë të Durrësit pesë persona ranë në pranga ditën e sotme, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim pasi akuzohen për tjetërsim prone.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Nga operacion u arrestuan 5 persona, mes tyre dhe ish-zyrtarë të Kadastrës. Sakaq, është dhënë masa “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për 9 shtetas të tjerë si dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

 Në pranga kanë rënë:

Lirim Xhameta 58 vjeç dhe Dashnor Taulla 61 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;

Ardit Kërtusha, 33 vjeç dhe Gjovalin Ndoci, 44 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;

Leonard Kadrimi, 35 vjeç, banues në Durrës, ish-drejtor i ASHK Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës.

Në vijim të veprimeve procedurale janë shpallur në kërkim shtetasit:

M. Z., 46 vjeç, banues në Durrës, ish-jurist i ASHK Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

K. K., 65 vjeç, banues në Durrës, “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tjetërsuar dokumentet e një pasurie të paluajtshme (tokë), me sipërfaqe 151 000 m2, në lagjen nr.15, Durrës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese