Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tjetërsuan 7500 m2 tokë në Bërxullë, Gjykata lë në burg ish-kryekomunarin Ymer Marku

Shkruar nga Newsbomb
Tjetërsuan 7500 m2 tokë në Bërxullë, Gjykata lë
Ish- kreu i komunës së Bërxullës, Ymer Marku

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për ish- kreun e komunës së Bërxullës, Ymer Marku.

Sipas vendimit të gjykatës, e njëjta masë sigurie “arrest me burg” është e vlefshme edhe për kryeplakun e fshatit Agim Loci si dhe qytetarin Kujtim Allmeta.

Për specialistin e Zyrës së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Komunës Bërxullë, shtetasin Kujtim Balliu është ndryshuar masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për shkaqe familjare.

Ish-zyrtarët Ymer Marku, Kujtim Balliu dhe Agim Loci akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikim dokumentesh”, ndërsa qytetari Kujtim Allmeta akuzohet se ka përvetësuar pasurinë me dokumenta të falsifikuara në bashkëpunim me punonjësit e Komunës Bërxullë dhe Kryeplakun e fshatit dhe ka përfituar edhe të ardhura monetare në vlerën 10.000.000 lekë të rinj.

Nga verifikimet e kryera rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrën, kanë falsifikuar dokumentet e një sipërfaqeje toke, në fshatin Bërxullë. Gjithashtu, në kuadër të operacionit, është sekuestruar një sipërfaqe toke 7500 m2, në fshatin Bërxullë, bashkia Vorë.

Nga verifikimet e kryera rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrën, kanë falsifikuar dokumentet e një sipërfaqeje toke, në fshatin Bërxullë. Gjithashtu, në kuadër të operacionit, është sekuestruar një sipërfaqe toke 7500 m2, në fshatin Bërxullë, bashkia Vorë.

"Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit dhe Komisariatin e Policisë Nr. 7, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Haunting", për ekzekutimin e masës së sigurisë "Arrest në burg", të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës” dhe "Falsifikimi i dokumenteve", për shtetasit:    

Y. M., 55 vjeç, K. B., 65 vjeç, A. L., 53 vjeç, të tre banues në Vorë, dhe K. A., 60 vjeç, banues në Kombinat.  

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrën, kanë falsifikuar dokumentet e një sipërfaqeje toke, në fshatin Bërxullë.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit, është sekuestruar një sipërfaqe toke 7500 m2, në fshatin Bërxullë, bashkia Vorë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme", njofton Policia e Tiranës.

Kujtojmë se dy ditë më parë Prokuroria e Tiranës caktoi masat e sigurisë "Arrest në burg" për ish-kryekomunarin e Bërxullës, Ymer Marku, dy zyrtarët Kujtim Balliu dhe Agim Loci, si dhe të njëjtën masë por për vepër penale tjetër ndaj shtetasit Kujtim Allmeta.

Po kështu, Prokuroria e Tiranës kërkoi sekuestrimin e pasurisë 7.500m2 tokë e llojit “Arë” e dyshuar e përfituar në mënyrë të paligjshme dhe më pas e shitur shoqërisë “Alko Impex Construsion” shpk në vlerën 10.000.000 lekë të reja.

Ish-zyrtarët Ymer Marku, Kujtim Balliu dhe Agim Loci akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kurse shtetasi Kujtim Allmeta akuzohet për veprën penale “Falsifikimi dokumentave”, dhe veprën “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Faktet penale në ngarkim të këtyre shtetasve

Nga hetimi rezultoi se plani i rivelimit për pasurinë me sip 7.500 m2 shkoi në favor të shtetasit Kujtim Allmuça pasi është nënshkruar/firmosur nga Kryeplaku i Fshatit Bërxullë, Agim Loci dhe Kryetari i Komunës Ymer Maku, në një kohë kur tokat në kodër Bërxullë kanë qënë toka të Bashkisë Vorë dhe në vitin 1998 kanë kaluar në administrim të ish-Komunës Bërxull.

Personi nën hetim, Ymer Marku nga viti viti 2004 - Gusht deri në vitin 2015, ka qënë me detyrë Kryetar i Komunës Bërxull, Tiranë. Me shkresën me nr.1021 prot, dt. 13.07.2005, ai ka dërguar për verifikim në Këshillin e Qarkut Tiranë, dokumentacionin për shtetasit A.A., P.A. dhe Sh.A. Në cilësinë e Kryetarit të Komunës Bërxullë së bashku me kryeplakun e fshatit Agim Loci kanë nënshkruar në plan rilevimin për pasuritë e këtyre shtetasve.

Ndërsa me shkresën me nr.576 Prot, datë 12.05.2015 me lëndë “Dërgim dokumentacioni për rregjistrim” është formuluar/konceptuar nga specialisti i Zyrës së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Komunës Bërxullë, shtetasi Kujtim Balliu dhe konfirmuar (firmosur) nga kryetari i Komunës shtetasi Ymer Marku, për të njëjtën pasuri në emër të shtetasit Kujtim Allmuça (ndryshe nga sa kishte vepruar një vit më parë për të njëjtën pasuri).

Personi nën hetim, Kujtim Balliu i cili nga muaji Korrik 2011- Shtator të vitit 2015, ka qënë me detyrë Përgjegjës i Zyrës së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Komunës Bërxullë, Tiranë ka përpiluar shkresat për dërgimin për regjistrim bashkëlidhur dhe ka dërguar AMTP origjinale pa numër në emër të shtetasit Kujtim Allmuça për pasurinë me nr.1032 z.k.1167 me sipërfaqe 7.500 m2, pa kryer më parë verifikimin në dokumentacionin që dispozonon zyra e tij.

Ndërkohë që shtetasi Kujtim Allmeta, nuk mund të pajisej me AMTP pa numër datë 14.1.1996 (e falsifikuar sipas aktit të ekspertimit) pasi ishte pajisur me AMTP me nr.30 datë 06.01.1996, për pasurinë me nr.133/12, me sipërfaqe 5.100 m2 e llojit arë (sa ka qënë edhe norma për frymë).

Personi nën hetim, shtetasi Kujtim Allmeta rezulton se pasi ka përvetësuar pasurinë me dokumenta të falsifikuara në bashkëpunim me punonjësit e Komunës Bërxullë dhe Kryeplakun e fshatit, ka përfituar edhe të ardhura monetare në vlerën 10.000.000 lekë të rinj, duke konsumuar dhe veprën “Pastrimi i produkteve të veprës penale” e parashikuar nga neni 287 i K.Penal, duke tjetërsuar pasurinë me qëllim mbulimin e orgjinës së saj, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale të falsifikimit të dokumentave.

Në rastin konkret, gjatë ushtrimit të detyrës në Komunën Bërxullë, shtetasit Kujtim Balliu, Agim Locci dhe Ymer Marku, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrën, kanë konsumuar elementë të veprës penale të "Shpërdorimit të detyrës" parashikuar nga neni 248 të K.Penal, pasi ka dyshime të bazuara në prova se këta punonjës, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, kanë kryer veprime në kundërshtim me detyrën funksionale, duke cënuar interesat e ligjshëm të shtetit dhe personave të tjerë pretendues, për shkak të dëmit të konsiderueshëm ekonomik që u ka ardhur si pasojë e tjetërsimit jo të ligjshëm të pasurisë të pretenduar dhe gëzuar prej vitesh prej tyre.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese