Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tjetërsuan 448 mijë m2 tokë në Spitallë, gjykata lë në qeli ish zv.drejtorin e Kadastrës dhe 4 tjerë (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb

Tjetërsuan 448 mijë m2 tokë në Spitallë, gjykata

Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-zv.drejtorin e Kadastrës, Leonard Kadrimi dhe 4 personave të tjerë, Lirim Xhameta, Dashnor Taulla, Ardit Kërtusha dhe Gjovalin Ndoci, të cilët akuzohen për falsifikim pronash në Spitallë.

Pesë të arrestuarit akuzohen se tjetërsuan 448 mijë m2 tokë në Spitallë. Gjithashtu dy persona janë shpallur në kërkim dhe 9 në detyrim paraqitje.

Masa është mbajtur paraditen e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Durrës

Ish zv/drejtori i Kadastrës së Durrësit u arrestuan më 12 prill 2024 pasi dyshohet se së bashku me dy juristë akuzohen se ndihmuan për tjetërsimin e 448 mijë metra katrorë tokë shtet në qytetin bregdetar të Durrësit. 

Bëhet fjalë për 20 tituj pronësie me sipërfaqe në total 448 mijë metra katrorë tokë pranë universitetit të Durrësit 'Aleksandër Moisiu" në zonën e Spitallës, të cilat deri në vitin 2018 kanë qenë në pronësi të shtetit por më pas disa qytetarë me ndihmën e zyrtarëve të Kadastrës e kanë privatizuar me dokumente të falsifikuara.

Pas një hetimi 1 vjeçar me kërkesë të Prokurororisë së Durrësit, gjykata e këtij qyteti firmosi sekuestro preventive mbi këto tituj pronësie duke qenë se bëhet fjalë për objekte të cilat mund të vijojnë të tjetërsohen.

"Nga hetimet e prokurorisë, rezulton se ekzistojnë dyshime të bazuara në prova se nga ana e personave të ndryshëm, me anë të dokumentacioneve të falsifikuara si dhe punonjësve të ASHK-së, janë kryer veprime/mosveprime të cilat kanë sjellë tjetërsimin e 448,000 m2 tokë nga pasuri e në pronësi të shtetit shqiptar në pasuri të individëve. Nisur nga ky fakt, ka dyshime se nga ana e personave akoma të paidentifikuar janë konsumuar veprat penale të parashikuara nga nenet 143/3 e 25, 186, 248, 287 dhe 287/b të K.Penal duke sjellë pasoja të rënda, pra tjetërsimin e një sipërfaqe toke në total prej 448,000 m2, e cila ndodhet në Zonën Kadastrale nr.8517, Durrës" - informoi prokuroria e Durrësit.

Operacioni 'Tjetërsimi" Të arrestuar 

1- Leonard Kadrimi, 35 vjeç, banues në Durrës, ish-zv/drejtor i ASHK Durrës, - Akuzohet për 'Shpërdorim detyre" 
2- Lirim Xhameta, 58 vjeç -përfitues i 75 000 m2 - Banues në Durrës - Akuzohet për “Mashtrim” e “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”
3- Dashnor Taulla, 61 vjeç, -  përfitues i 76 000 m2 - Banues në Durrës - Akuzohet për “Mashtrim” e “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale"
4- Ardit Kërtusha, 33 vjeç - banues në Lagja nr.15, Rruga “Aleksandër Goga” Durrës - Akuzohet për “Mashtrim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale"
5- Gjovalin Ndoci, 44 vjeç - banues në Durrës, Akuzohet “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”

Në kërkim 

  
Mikel Zaho, 46 vjeç, banues në Durrës, ish-jurist i ASHK Durrës, Akuzohet për “Shpërdorim detyre”; 
Krenar Karati, 65 vjeç, banues në Durrës, “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”
Detyrim me paraqitje 2 here ne muaj 
1-Aida Kila - ish juriste e ASHK Durres,  Akuzohet për “Shpërdorim detyre” 
2- Oliver Xhamuça 
3- Bukuroshe Bega 
4- Shqiponjë Vaka 
5- Shkëlqim Taulla
6- Kastriot Taulla
7- Ëngjëll Taulla
8- Klaudio Xhameta 
9- Myzejen Xhameta 
Nga Oliver Xhamuça tek Myzejen Xhameta, të 8 akuzohen për “Përvetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed