Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tjetërsoi provat për Call Center-in në Korçë, arrestohet kryekomisari (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Tjetërsoi provat për Call Center-in në Korçë,
Foto ilustruese/ AMP

Kryekomisari, Fatmir Balaj, ka rënë në prangat e Policisë pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Agjencia e Mbikqyrjes Policore përmes një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se 49-vjeçari me detyrë Specialist kriminalist në Sektorin e ekzaminimeve kompjuterike në Institutin e Policisë Shkencore, është arrestuar pasi dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ekspertim i rremë”.

Nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se Balaj, duke shfrytëzuar postin e tij, ka fshehur, tjetërsuar dhe zëvendësuar pajisjet kompjuterike, të cilat do të shërbenin si provë kryesore  në dokumentimin me prova ligjore të veprimtarisë kriminale të një subjekti privat, të proceduar penalisht për veprat penale “Mashtrim kompjuterik”, nëpërmjet platformës Forex (call center).

Arrestimi i kryekomisarit ka ardhur pas hetimeve të bëra nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), pas hetimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka ekzektuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, të vendosur nga Gjykata e Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ndaj oficerit të policisë, K/Komisar F. B., 49 vjeç, me detyrë Specialist kriminalist në Sektorin e ekzaminimeve kompjuterike në Institutin e Policisë Shkencore, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ekspertim i rremë”, thuhet në njoftimin e AMP.

Njoftimi i plotë i AMP:

AMP ekzekuton vendimin e Gjykatës për një oficer policie të dyshuar për “Shpërdorim detyre” dhe “Ekspertim i rremë”

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), pas hetimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka ekzektuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, të vendosur nga Gjykata e Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ndaj oficerit të policisë, K/Komisar F. B., 49 vjeç, me detyrë Specialist kriminalist në Sektorin e ekzaminimeve kompjuterike në Institutin e Policisë Shkencore, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ekspertim i rremë”.

Caktimi i masës së sigurimit është bërë i mundur pasi nga hetimet e zhvilluara, janë siguruar prova dhe fakte se ky oficer policie, duke shfrytëzuar funksionin organik, ka fshehur, tjetërsuar dhe zëvendësuar pajisjet kompjuterike (USB), objekt ekspertimi kompjuterik, të cilat do të shërbenin si provë kryesore shkencore në dokumentimin me prova ligjore të veprimtarisë kriminale të një subjekti privat, të proceduar penalisht për veprat penale “Mashtrim kompjuterik”, nëpërmjet platformës Forex (call center).

#amp08009090

Për ankesa me Ëhatsapp: 0694151511

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese