Hapësire reklamuese


Aktualitet

Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, Apeli rrëzon vendimin e Gjykatës së Lezhës

Shkruar nga Newsbomb
Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, Apeli rrëzon vendimin e
Pamje nga Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit ka rrëzuar ditën e sotme vendimin e Gjykatës së Lezhës, për tjetërsimin e pronave në Ranën e Hedhun në Shëngjin, duke i hapur kështu rrugë regjistrimit si pronë shtet të këtyre sipërfaqeve.

Duke u nisur nga dokumenti i publikuar, Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e Prokurorit për kalimin në favor të shtetit të pasurive të sekuestruara me vendimin nr.304 datë 25.09.2019 dhe vendimit nr.350 date 06.11.2017 e dhënë nga Gjykata e Lezhës për efekt të procedimit penal nr.671 të vitit 2017 për 10 pasuri me sipërfaqe rreth 290 mijë metra katror.

Më herët, në shkurt të këtij viti, Gjykata e Lezhës përmes gjykatësit Ilir Perdeda kishte rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Lezhës për kthimin e kësaj siperfaqeje në favor të shtetit, por tashmë është Apeli që i ka dhënë fund sagës se çfarë do të ndodhë me pronat në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Tjetërsimi i pronave në Shëngjin çoi para organeve të drejtësisë 19 persona në mars të vitit 2018, midis tyre edhe ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj dhe disa zyrtarë të tjerë.

Ish-kryebashkiaku Fran Frrokaj, ishte vendosur nën hetim nga prokuroria e Posaçme në Tiranë, si pjesë e skemës së tjetërsimit të pronave në Shëngjin, ndërsa mbi të rëndonte akuza e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.

Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, Apeli rrëzon vendimin e
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese