Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tjetër emër për bashkinë e Himarës, zbulohet kandidati i PD për të pasuar Jorgo Goron  

Shkruar nga Newsbomb

Tjetër emër për bashkinë e Himarës, zbulohet kandidati

Petro Gjikura do të jetë emri që PD ka zgjedhur për të garuar në zgjedhjet më 4 gusht në Himarë.

Burime për Euronews bëjnë me dije se Gjikura është një shqiptaro-amerikan, i njohur edhe si sipërmarrës në Dhërmi.

Sakaq, përballë tij do të jetë Vangjel Tavo, i cili është zyrtarisht kandidat i Partisë Socialiste. Emri i tij është përfolur shumë kohët e fundit, teksa vetëm pak ditë më parë kandidatura e tij u vulos nga Kryesia e PS.

Kujtojmë se pas konfirmimit të pavlefshmërisë së kryebashkiakut të zgjedhur por të pabetuar Fredi Beleri, u vendos që data për zgjedhjet e reja të jetë 4 Gushti.

Ish-kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë është gjendur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kushtet e pavlefshmërisë së mandatit, për shkak të dënimit me vendim të formës së prerë për veprën penale të “korrupsionit aktiv në zgjedhje”, të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese