Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tjetër aksident në minierën e Bulqizës, 60-vjeçari dërgohet në spital pa shenja jete (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Tjetër aksident në minierën e Bulqizës, 60-vjeçari
Foto ilustruese

Një 60-vjeçar në Bulqizë ka humbur jetën pasi është aksidentuar gjatë punës në minierë. Rreth orës 11:30, 60-vjeçari i identifikuar si Zini Murati është dërguar në spital, por pa shenja jete. Dyshohet se minatori ka ndërruar jetë në momentin e aksidentit në minierë ose gjatë trasportimit për në spital.

Policia njofton gjithashtu se po shoqëron personat përgjegjës në një nga subjektet e minierës në Bulqizë.

Kujtojmë se ditën e djeshme një tjetër punëtor është aksidentuar në vendin e punës, në një kanter ndërtimi në Sarandë i cili ndodhet në koma në Spitalin e Traumës.

Masat dhe siguria në punë është kthyer në një shqetësim të madh në vendin tonë, ku janë mbi 15 viktima nga aksidentet në vendin e punës gjatë 2024.

Rreth orës 11.30, është dërguar në spital pa shenja jete, shtetasi rreth 60 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar, në Bulqizë.

Policia po shoqëron personat përgjegjës, ndërkoh grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.” – njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese