Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tjetër atentat ndaj Donald Trump? Gjendet eksploziv në makinën e parkuar pranë vendit ku ish-presidenti do të mbante tubimin

Shkruar nga Newsbomb
Tjetër atentat ndaj Donald Trump? Gjendet eksploziv në makinën e
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ata që e duan të vdekur ish-presidentin Donald Trump si duket nuk kanë për tu ndalur. E teksa 48 ditë na ndajnë nga zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku amerikanët do të vendosin mes Trump dhe Kamala Harrisit, atentatet në tentativë ndaj ish-presidentin nuk kanë të ndalur.

Pas atentatit të dështuar dy ditë më parë, ku Ryan Wesley Routh, qëlloi me kallashnikov në afërsi të fushës së golfit në Florida ku dhe Trump ishte duke luajtur, një tjetër ngjarje është regjistruar së fundmi në SHBA.

Sipas mediave të huaja mësohet se policia amerikane ka zbuluar eksploziv në një automjet pranë vendit ku dhe do të mbahej tubimi i ish-presidentit Donald Trump në Long Island.

Nëse autoritetet verifikojnë se kjo sasi eksplozivi do të përdorej gjatë tubimit në mbrëmje të ish-presidentit, atëhere do të shënohet një tjetër incident alarmues për sigurinë e Donald Trump.

"Gjatë K9, duke bërë kontrollet e tyre, ata gjetën një mjet shpërthyes në një nga automjetet dhe ai shofer përfundoi duke vrapuar në pyll. Askush nuk e pa nëse kishte ndonjë gjë mbi të, ata thjesht e panë atë duke u larguar duke vrapuar", tha gazetari amerikan James Lalino.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese