Dy shtetas kanë rënë në prangat e bluve të kryeqytetit pasi ushtronin dhunë ndaj partnereve të tyre. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se dy të rinjtë, një 35-vjeç dhe tjetri 30 vjeç dhunonin të dashurat e tyre.
“B. Gj., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij;
A. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Gjithashtu, specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit A. K., 46 vjeç, dhe B. L., 54 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur, janë përfshirë në aksident me dy automjete të tjera, me pasojë vetëm dëme materiale.