Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tirana kryeson listën në tremujorin e parë të 2024, njihuni me qytetin që s’ka dhënë asnjë leje ndërtimi

Shkruar nga Newsbomb
Tirana kryeson listën në tremujorin e parë të 2024, njihuni
Pamje nga Tirana, Shqiperi

Tremujori i parë i 2024 ka shënuar një ulje të numrit të lejeve të ndërtimit të dhëna në gjithë vendin, por shifra mbetet sërish e konsiderueshme. 311 leje të reja për ndërtesa rezidenciale, apo hotele e qendra industriale, janë dhënë nga autoritetet vendore, publikon INSTAT sipas raportit më të fundit.

Padyshim që vendin e parë për dhënien e lejeve e mban Tirana me 109 leje të reja të dhëna për ndërtim në tre muajt e parë të vitit, një shifer që është më e lartë sesa 79 lejet e dhëna në tremujorin e parë të vitit të kaluar. Vendin e dytë e mban Durrësi me 88 leje ndërtimore të dhëna në këtë periudhë për të vijuar me Elbasanin me 40 leje, Korça 27 leje ndërtimore e Vlora me 17 të tilla.

Tirana kryeson listën në tremujorin e parë të 2024, njihuni

Qyteti i vetëm që nuk ka dhënë asnjë leje ndërtimi në tremujorin e parë është Dibra, që vijohet nga Kukësi me 1 leje e Berati me 2 leje për ndërtime të reja. Bën habi qyteti i Beratit që është gjithashtu zonë me potencial të madh turistik që nuk ka dhënë leje ndërtimore. Pasohet nga Gjirokastra, po ashtu zonë me potencial turistik që ka dhënë vetëm 5 leje të reja për ndërtim në tre mujorin e parë.

Tirana kryeson listën në tremujorin e parë të 2024, njihuni

Sipërfaqja e metrave katrorë në gjithë vendin për të cilën është dhënë leje, llogaritet sipas Instat 357,585 metra katrorë.

Sipas INSTAT, “Lejet e ndërtimit” është një publikim me frekuencë tremujore i cili ka për qëllim të paraqesë informacion mbi lejet e ndërtimit të miratuara për ndërtesa dhe punimeve inxhinierike në nivel qarku dhe vendi. Informacioni statistikor rreth lejeve të ndërtimit të miratuara është një tregues afatshkurtër i cili paraqet zhvillimin e sektorit të ndërtimit në periudhën pasardhëse.

Tirana kryeson listën në tremujorin e parë të 2024, njihuni

Treguesit kryesorë të lejeve të ndërtimit të miratuara të cilat paraqiten në këtë publikim janë:

- Numri i lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja

- Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja

- Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike

Të dhënat mbi lejet e ndërtimit të miratuara janë të dhëna administrative. Informacioni statistikor i lejeve të ndërtimit grumbullohet nga zyrat rajonale të INSTAT në bashkëpunim me zyrat urbanistike të bashkive përkatëse.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese