Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tirana dhe Fieri të parët për popullsinë në Shqipëri, 10 qarqet e tjera në "firo", ikjet më të mëdha në Elbasan e Shkodër

Shkruar nga Newsbomb
Tirana dhe Fieri të parët për popullsinë në
Te dhenat e Censit 2023 ne Shqiperi

Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 është censi i tretë i kryer në Shqipëri, prej nga viti 1990, dhe i dymbëdhjeti në historinë e censeve në vend, prej vitit 1913. Censi është aktivitetet statistikor më madhor, kompleks, i kryer nga Instituti i Statistikave, në periudha dhjetë vjeçare.

Kryerja e Censit gjithashtu përmbush kushtin për hapjen e negociatave për procesin e Integrimit Europian. Rezultatet do të përdoren për të siguruar statistika të nevojshme si pjesë e sistemit statistikor europian në të ardhmen.

Popullsia banuese në Shqipëri, sipas numërimit në momentin e censit - mesnatën e së dielës dhe mëngjesin e së hënës 17-18 shtator 2023 rezulton 2,402,113, prej të cilëve, 49,6 përqind janë meshkuj dhe 50,4 përqind femra. Referuar Censit të Popullsisë dhe Banesave 2011, popullsia banuese në Shqipëri ishte 2.821.977, me një rënie prej 420 mijë banorë. Kjo rënie përshtatet me trendin e vërejtur gjatë tre dekadave të fundit, që prej Censit të vitit 1989.

Shpërndarja e popullsisë sipas qarkut

Përafërsisht një e treta e popullsisë shqiptare (31,6 përqind) banon në qarkun e Tiranës. Qarku i dytë me përqindjen më të lartë të popullsisë është Fieri me rreth 10,0 përqind, ndjekur nga qarku i Elbasanit me 9,7 përqind ndaj popullsisë gjithsej. Kukësi dhe Gjirokastra kanë përqindjen më të ulët, me 2,6 dhe 2,5 të popullsisë respektive.

Figura 2.5 paraqet shpërndarjen e popullsisë sipas qarkut dhe figura 2.6 paraqet shpërndarjen e popullsisë në territorin e Shqipërisë, duke treguar një përqëndrim në Fier, Durrës dhe veçanërisht Tiranë.

Në të gjithë qarqet, me përjashtim atë të Tiranës, popullsia ka ardhur në rënie përgjatë periudhës 2011-2023, në një rang ndryshimesh prej 28,3 përqind në qarkun e Shkodrës dhe 27,3 përqind në qarkun Kukës, deri në 0,7 përqind në qarkun e Beratit. Shprehur në vlerë absolute, Elbasani dhe Shkodra kanë pësuar rënien më të lartë të popullsisë. Në anën tjetër, popullsia e qarkut Tiranë është rritur me 1,2 përqind, më së shumti prej migracionit të brendshëm.

Rritja e popullsisë në Tiranë dhe rënia në qarqet e tjera rezulton në rritjen e përqindjes së popullsisë banuese në Tiranë, nga 26,8 përqind në 2011 në 31,6 përqind në 2023.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese