
Aeroporti Ndërkombëtar i Nënë Terezës për shkak të fluksit të pasagjerëve u ka bërë thirrje qytetarëve që të paraqiten më herët në aeroport.
Me qëllim për të shmangur vonesat dhe për të siguruar një udhëtim të qetë TIA u ka bërë apel pasagjerëve që udhëtojnë nga Rinasi të jenë në aeroport të paktën tre orë përpara kohës së planifikuar të nisjes.
“NJOFTIM
Për të siguruar një udhëtim të qetë dhe për të shmangur trafikun e rënduar gjatë këtij sezoni veror, ju lusim të gjithë pasagjerët të mbërrijnë në aeroport të paktën 3 (tre) orë përpara kohës së planifikuar të nisjes. Kjo masë proaktive do të na ndihmojë të mbajmë operacione efikase dhe t'ju ofrojmë një përvojë pa stres”, njofton TIA.