Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Ti edhe 4 vite je, mua do më kesh pas gjithë jetën", mesazhi nga Dubai që "alarmoi" Altin Dumanin

Shkruar nga Newsbomb
"Ti edhe 4 vite je, mua do më kesh pas gjithë jetën",
FotoMontazh: Kryeprokurori Altin Dumani - Dubai

Analisti Arjan Curri ka bërë një deklaratë të fortë duke zbuluar një kërcënim, që sipas tij ka marrë pak ditë më parë drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

Teksa analizonte gjuhën e trupit të Dumanit gjatë raportimit në Komisioni i Ligjeve, analisti tha se kuptohej qartë se drejtuesi i SPAK është i trembur për jetën e tij dhe të dy fëmijëve.

Ai habiti të gjithë duke deklaruar se ka informacione të sigurta se Dumani ka marrë një mesazh në telefon, nga një person nga Dubai, ku shkruhej: “Ti edhe 4 vjet ke, mua më ke pas gjithë jetën”.

Dumani ishte i trembur dje. Me anë të intonacionit të zërit dhe gjestikulacionit kuptohej që ishte i trembur. Ai nuk është mjeshtër në komunikim. Unë kam informacione që ai ka marrë një kërcënim nga një numër një përdorimësh nga Dubai, menjëherë pas operacionit të SPAK.

Në mesazh shkruhej: Ti edhe 4 vjet ke, mua më ke pas gjithë jetën.

Fëmijët e Dumanit nuk janë në Shqipëri. Janë me studime jashtë  dhe bëjnë jetë të izoluar. Bashkëshortja shkon i viziton. Edhe ai është i shantazhueshëm, pasi është prind dhe baba. Pandaj është i shqetësuar për çka do të ndodhë, pasi është pa staus. Ata janë të trembur pasi nuk dihet çfarë do bëjnë kur t'iu mbarojë mandati,” tha Curri.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese