Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Thuaji Jonës të angazhohet me zgjedhje”, zbardhen përgjimet nga dosja 5D

Shkruar nga Newsbomb
“Thuaji Jonës të angazhohet me zgjedhje”, zbardhen
FotoMontazh/ Dosja 5D - Bashkia e Tiranës

Prokuroria e Posaçme pak ditë më parë ka kryer një operacion në zyrat e Bashkisë së Tiranës, ku janë arrestuar dy drejtorë aktualë dhe i është komunikuar një akuzë e re në qeli Taulant Tushës. Gjithashtu, janë dhënë dhe gjashtë masa sigurie për vartësit e tyre.

Konkretisht është dhënë masa “Arrest me burg” për shtetasit Mariglen Qato, R.M., dhe Taulant Tusha, si dhe masa e sigurisë "Detyrim paraqitje" për shtetasit Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Eglantina Zere dhe Deborah Keçi.

Drejtorët e Bashkisë së Tiranës akuzohen se janë pronarët e vërtetë të shoqërisë tregtare “Igor Elektrik” sh.p.k e njëjtë me “V.A.S Konstruksion” sh.p.k e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, dhe kanë fituar disa tendera në vlerë miliarda lekë.

E teksa kanë kaluar disa ditë nga ky aksion i SPAK, në dritë kanë dalë disa përgjime mes drejtorit të IKMT-së, Mariglen Qato dhe shtetases Jonida Hoxhaj, i cila punon si ekonomiste.

Gazetarja, Klodiana Lala për “Neës24” ka raportuar se gjatë hetimeve është gjetur dhe sekuestruar në zyrën e shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k njësia kompjuterike e markës “HP”, të sekuestruar shtetases Jonida Hoxhaj.

Në atë kompjuter janë gjetur edhe edhe disa email-e në drejtim të adresës elektronike [email protected].

Po ashtu në përgjime del emri i një punonjëses së 5D Konstruksion Jona Bejko me një person me emrin Arben. Jona i tregon Arbenit se i kanë kërkuar që të angazhohet me zgjedhjet e 14 majit në zonën e Laprakës.

Disa nga email-et

 “Përshëndetje, Bashkëlidhur ju kam dërguar një pasqyre përmbledhëse të ardhura-shpenzime, kartelën e furnitorëve dhe atë të klientëve, deri në ditën e sotme. Për çdo paqartësi mund të më pyesni. Gjithë te mirat!”

Bashkëlidhur këtij e-maili ndodhen edhe dokumentet e përmendura më sipër që bëjnë fjalë për aktivitetin financiar të shoqërisë “Igor Elektrik” sh.p.k për periudhën nga muaji tetor 2016 deri në datën 02.05.2017.

Nga këqyrja e kryer është gjetur gjithashtu dokumenti me emërtimin “Ditari total” për periudhën nga data 01.01.2019-31.12.2019. Në këtë dokument janë pasqyruar me hollësi pagesat dhe arkëtimet e shoqërisë, midis të tjerave janë gjetur edhe të dhënat si më poshtë:

1) Arkëtim datë 07.01.2019, të drejta/detyrime Ortaku 1, Nestori depoziton në arkë nga Hogaria personale – 500,000;

2) Arkëtim datë 09.01.2019, të drejta/detyrime Ortaku 1, Nestori depoziton në arkë nga llogaria personale – 400,000;

3) Arkëtim date 31.01.2019, të djeita/detyrime Ortaku 1. Nestori depoziton në arkë

Në datën 07,04.2021 shtetasja Jona Bejko i shpjegon personit tjetër se: “Kanë marrë shefin tim nga njësia e Laprakës duke ditur që pronari është i shtetit dhe i kanë thënë thuaji Jonës të angazhohet me zgjedhjet… U habita…Mtha shefi kshu më kan marr për ty… Ca veni imagjino… Me u marr me ty edhe pse punon nprivat… me bo 1 buzë shtremët si ky pronari im…Pfff… Po drejtor pra… Tu thën ky drejtori i bashkisë…Ai është te njësia kshu…”.

Në datën 06.01.2023 shtetasja Jona Bejkoi i dërgon bashkëbiseduesit një foto ku duket një objekt dhe më pas midis tyre zhvillohet kjo bisedë:

Jona: “Ktë hotelin pa e bëjm ne

Jona: Ësht aks. Pronari jonë… Lali Eri e kta

Jona: Dhe un marr velëm 60 mij Iek tqelbta”.

Jona: “Pusi lufta ktej nga zyrt.. U zu me shefen e financës keq fare nestori… Ajo i përplasi derën në fytyrë… ky e përzuri për në shtëpi… Qrr… Mir që su rrafën… Se ke idenë se ccbëhet këtu… Tu thën nestori pra hapur fare në anën e kujt je”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese