Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Theu masën e arrestit dhe doli të pinte kafe, kamerat e sigurisë "tradhtojnë" sërish mjekun Edomod Gashi

Shkruar nga Newsbomb
Theu masën e arrestit dhe doli të pinte kafe, kamerat e sigurisë
Mjeku Edmond Gashi

Mjeku Edmond Gashi po procedohet në gjendje të lirë pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Tiranës.

Burime për mediat bëjnë me dije se policia kishte marrë informacioneve në rrugë operative për veprimin e kryer dhe se se ndodhej në një lokal në fshatin Kus, në Kashar. Pasi policia mbërriti në ambientet e lokalit, mjeku nuk u gjet aty, por në banesën e tij në rrugën “Gelopsi”, në kryeqytet.

Mirëpo, pas këqyrjes së kamera të sigurisë së lokalit doli në pah se mjeku Gashi kishte qenë në ato ambiente. Po ashtu uniformat blu, përmes një njoftimi zyrtar konfirmuan se mjeku thyer kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin E. G., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, dhe për shtetasin E. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Shtetasi E. G. ka thyer shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës, ndërsa shtetasi E. S. ka fshehur DVR-në me pamjet filmike nga lokali ku ka qëndruar shtetasi E. G," njofton policia.

Mjeku Edmond Gashi dhe pjesa tjetër e stafit të Spitalit Onkologjik u njohën dje me masat shtrënguese të dhëna ndaj tyre nga Gjykata e Tiranës. Për personin në fjalë, u vlerësua i ligjshëm "Arresti në shtëpi" deri në përfundim të hetimeve.

Kjo masë sigurie parashikon që personi i akuzuar duhet të largohet nga shtëpia vetëm me kërkesë të Gjykatës së Tiranës dhe i shoqëruar nga efektivët e Policisë së Shtetit, dhe anasjelltas dhe për kthim nga salla e gjyqit në shtëpi.

Mirëpo, mjeku Edmond Gashi u largua me vrap nga ambientet e gjykatës. Pamjet e kamerave të sigurisë, veç atyre të publikuara me herët nga mediat, janë bërë publike dhe tregojnë episodin.

Edmond Gashi qëndron për disa momente në hollin e Gjykatës së Tiranës, pasi kishte mbaruar gjyqi për masat e sigurisë, më pas atij i bashkohet dhe koordinatori që e përdorte për sekser, Emiljano Lela dhe të dy largohen me vrap.

Ata shfrytëzojnë momentin kur dera e jashtme e Gjykatës së Tiranës hapet për një punonjëse të autorizuar dhe largohen me vrap. Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara, vrapi vazhdon pas godinës deri në rrugën kryesore.

Vetë Gjykata e Tiranës doli me një deklaratë zyrtare për mediat dhe sqaron se shtetasi i akuzuar Edmond Gashi në zbatim të masë shtrënguese të sigurisë "Arrest në shtëpi" duhet të ishte shoqëruar deri në shtëpi nga efektivët e Policisë së Shtetit. Edhe vetë togat e zeza sqarojnë se mjeku i Onkologjikut është larguar fshehurazi.

"Me përfundimin e seancës gjyqësore, pasi gjyqtarja ka lënë sallën e gjyqit, po kështu me radhë pas saj edhe prokurori, avokatët, si dhe vetë personat nën hetim, shtetasi Edmond Gashi, teksa ka qenë në korridorin e katit të parë të gjykatës, duke përfituar nga një moment i vetëm në të cilin një punonjëse e gjykatës ka qenë duke dalë në rrethana krejtësisht rastësore nga dera e cila shërben për hyrjet dhe daljet e autorizuara vetëm të gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatës (me karta të posaçme), ka dalë i shoqëruar edhe nga një shtetas tjetër, duke u larguar me vrap, i pa shoqëruar nga asnjë punonjës i policisë së shtetit", thuhet në njoftimin e Gjykatës së Tiranës.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese