Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Theu “arrestin shtëpiak” për të shitur kokainë, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë, në pranga dhe një vajzë

Shkruar nga Newsbomb
Theu “arrestin shtëpiak” për të shitur kokainë,
Momenti arrestimit

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi janë kapur duke trafikuar kokainë.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit A. Sh., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim, dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe B. K., 34 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë iu gjetën rreth 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi A. Sh. kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në kuadrin e një procedimi penal, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional "Tempulli 3", ka finalizuar operacionin e koduar "Medusa". 

Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit:

- A. Sh., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim, dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit";

- B. K., 34 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë iu gjetën rreth 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi A. Sh. kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese