Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

The Sun: Gangsterët shqiptarë në Britani përdorin gratë shtatzënë për të marrë lejë qëndrimi

Shkruar nga Newsbomb

The Sun: Gangsterët shqiptarë në Britani përdorin gratë

The Sun ka publikuar një artikull, ku tregon me detaje metodat e reja që përdorin bandat shqiptare për marrë dokumentat në Britani.

Sipas medias prestigjoze, gangsterët shqiptarë po synojnë nënat e ardhshme britanike që janë të gatshme të regjistrojnë emigrantët si baba të fëmijëve të tyre të palindur.

Sipas reklamave të bëra virale në TikTok bëhet thirrje për gra të përgatitura që të kenë emrin e një azilkërkuesi të refuzuar në certifikatën e lindjes së foshnjës së tyre, në mënyrë që ai të shmangë dëbimin duke pretenduar se ka një familje në Mbretërinë e Bashkuar.

Një llogari e TikTok ndau një imazh të një bisede në WhatsApp me 'Katy me fëmijën', duke planifikuar t'i bëjnë emigrantët e paligjshëm që të paraqiten si baballarët e fëmijëve të palindur në MB.

The Sun: Gangsterët shqiptarë në Britani përdorin gratë

The Sun shkruan: Gjatë hetimit tonë, gjetëm një llogari të TikTok, e cila që atëherë është hequr, duke e quajtur veten "Zyra Konsullore Londer". Ata mburreshin: Puna jonë vazhdon çdo ditë. Kemi gra me fëmijë. Regjistroni fëmijët e tyre me emrin tuaj në MB.

Një person i brendshëm në komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar tha për The Sun: Një marrëveshje është bërë mes ndërmjetësit dhe një gruaje britanike. Sipas marrëveshjes, kur fëmija lind, në certifikatën e lindjes shkruhet emri i një emigranti ilegal shqiptar.

Pastaj duke përdorur ligjet për të drejtat e njeriut, ky person aplikon për leje qëndrimi. Është një mënyrë e re për të siguruar lejen për të qëndruar në MB dhe përdoret nga njerëz azili i të cilëve është refuzuar nga Zyra e Brendshme dhe do të deportohen në çdo kohë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese