
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar pasi teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë u shpërnda nëpër rrjetet sociale vetëm pak pasi maturantët ishin futur në klasa.
Ministria e Arsimit dhe Sportit siguron se publikimi i tezës së provimit të maturës të Gjuhës Shqipe dhe Letërsi, pas nisjes së provimit, nuk cenon aspak procesin dhe mbarëvajtjen e provimit të Marurës Shtetërore.
Po ashtu në deklaratë thuhet se 28 mijë maturantë, në 144 qendrat e provimeve në mbarë vendin vazhdojnë të zhvillojnë provimin e tyre në mënyrë të qetë dhe në përputhje me të gjitha standardet e sigurisë të përcaktuara në rregulloren e Maturës Shtetërore.
“Ministria e Arsimit dhe Sportit siguron se publikimi i tezës së provimit të maturës të Gjuhës Shqipe dhe Letërsi, pas nisjes së provimit, nuk cenon aspak procesin dhe mbarëvajtjen e provimit të Marurës Shtetërore.
Rreth 28 mijë maturantë, në 144 qendrat e provimeve në mbarë vendin vazhdojnë të zhvillojnë provimin e tyre në mënyrë të qetë dhe në përputhje me të gjitha standardet e sigurisë të përcaktuara në rregulloren e Maturës Shtetërore.
MAS dhe institucionet arsimore mbeten të angazhuar për të siguruar një proces transparent dhe të drejtë për të gjithë maturantët, duke u kujdesur që çdo shqetësim i opinionit publik të trajtohet me seriozitetin e duhur.
Në të njëjtën kohë, Ministria thekson se institucionet arsimore kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e procesit të provimit dhe për të ruajtur integritetin e tij.
Suksese të gjithë maturantëve! Falënderime çdo mësuesi, administratori dhe monitoruesi të angazhuar në këtë proces të rëndësishëm të provimeve të Maturës Shtetërore”, thuhet në njoftim”, thuhet në njoftim.