Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, PËRJASHTOHET nga provimi

Shkruar nga Newsbomb
Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi,
Teza e provimit e shperndare

Vetëm pak minuta pas nisjes së provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, teza u publikua këtë të martë në rrjet dhe nisi të qarkullojë në platforma të ndryshme online.

Ndryshe nga rastet e mëparshme, këtë herë Ministria e Arsimit ka ndërmarrë masa të menjëhershme ndaj personit përgjegjës për shpërndarjen e materialit të provimit.

Burime për mediat bëjnë me dije se maturanti që publikoi dhe shpërndau tezat është identifikuar dhe është përjashtuar menjëherë nga provimi. Sipas të njëjtave burime, ai është nxjerrë nga qendra e testimit në Kukës ku qindra maturantë po i nënshtrohen provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Ngjarja vjen në një kohë kur mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin po zhvillojnë provimin e dytë të Maturës Shtetërore. Nxënësit u paraqitën në ambientet e shkollave që në orën 08:30, ndërsa testimi nisi në orën 10:00 dhe pritet të përfundojë në orën 12:30.

Më herët, Ministria e Arsimit kishte rikujtuar masat e sigurisë që duhet të zbatohen gjatë procesit të testimit, duke ndaluar rreptësisht përdorimin e telefonave celularë, orëve inteligjente dhe çdo pajisjeje tjetër që mundëson komunikim elektronik ose përdorimin e inteligjencës artificiale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese