
Teza e Anglishtes, provim i cili zyrtarisht ka nisur prej orës 10.00 të kësaj të hëne dhe vijon dhe aktualisht deri në orën 12.30, ka dalë në internet. Siç shihet dhe nga fotot, teza me variantin A dhe B ka dalë në rrjetet sociale.
Rreth orës 09.30, para se maturantët të nisnin zyrtarisht provimin teza me variantin B është publikuar në llogarinë "Studentët Denoncojnë", ndërsa 30 minuta më vonë është publikuar dhe varianti A, shkruan newsbomb.al.

Nuk dihet nëse tezat janë fotografuar nga vetë maturantët, pasi me rregull asnjë prej tyre nuk duhet të mbante celular në sallë.
Sot, 3 qershor, mijëra maturantë në gjithë vendin po zhvillojnë provimin e parë të Maturës Shtetërore. Janë rreth 28 mijë maturantë që po testojnë dijet në provimin final të gjuhës së huaj, që është Anglishtja, në 144 qendra.

Po ashtu, bëhet me dije se 2.900 mësues dhe punonjës të arsimit janë angazhuar zyrtarisht në procesin e monitorimit dhe administrimit të provimeve. Pas gjuhës së huaj maturantët do t’i nënshtrohen provimeve të tjera, përkatësisht sipas datave: Gjuhë shqipe dhe letërsi – 10 Qershor 2024; Matematikë – 18 Qershor 2024; Provim me zgjedhje – 24 Qershor 2024.
© Newsbomb.al