
Droga e kultivuar
Policia e Spanjës ka zhvilluar një operacion në Turis, ku ka goditur një grup kriminel me origjinë shqiptare që merrej me kultivimin e lëndëve narkotike.
Policia e Spanjës kishin vënë në “shënjestër” grupin që akuzohet për kultivimit dhe trafikimit të marijuanës në një shkallë të gjerë. Gjatë këtij operacioni ranë në pranga 8 shqiptarë, anëtarë të kësaj bande kriminale që akuzohen për organizatë kriminale, trafik njerëzor, trafik droge, mashtrim me energji elektrike dhe krime kundër të drejtave të punëtorëve.
Policia gjatë kontrollit në disa banesa ka zbuluar “shtëpi bari”, ku janë sekuestruar gjithsej 2024 bimë marihuanë dhe 40 kg sytha.
Sondazh
Poll