Hapësire reklamuese

Aktualitet

Terrorizoi me kallashnikov fëmijët në Durrës, Gjykata lë në burg Aleks Markun

Shkruar nga Newsbomb
Terrorizoi me kallashnikov fëmijët në Durrës, Gjykata
FotoMontazh/ Aleks Marku

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Aleks Markun, i cili dy ditë më parë mbajti peng për disa orë 2 fëmijët e tij të mitur (6 dhe 11 vjeç), në një apartament të marrë me qira në Shkëmbin e Kavajës, dhe qëlloi nga dritarja me armë zjarri kallashnikov.

Senaca gjyqësore ndaj tij është zhvilluar me dyer të mbyllura, pasi Gjyqtari Shkëlzen Liçaj nxori mediat nga salla, pa ndonjë arsyetim ligjor.

Në dëshminë e dhënë para palës gjykuese, Marku ka thënë se është ndjerë i kërcënuar nga disa persona që nuk i shihte, por i kishte thënë djali i tij, duke lënë të kuptohet se gjendja e babait ka shtyrë fëmijët për të nisur një lojë që rezultoi të kishte pasoja fatale. 

Më herët raportuam se Marku ka qenë nën efektin e narkotikëve kur ka kryer veprimin, ndërkohë që forcat RENEA bastisën zonën dhe pas disa orësh bisedimesh arritën që ta bindnin 40-vjeçarin që të dorëzohej.

40-vjeçari u kap në flagrancë nga RENEA, ndërsa ndaj tij rëndojnë veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkatërrimi i pronës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Po ashtu policia sqaron se bashkëshortja e 40-vjeçarit ka bërë dy herë denoncim për dhunë dhe se për të janë lëshuar urdhër të mbrojtjes, por që 32-vjeçarja nuk është paraqitur në Gjykatë.

Gjithashtu, përsa i përket gjendjes penale të shtetasit Aleks Marku, ju informojmë se pas verifikimeve ka rezultuar se në Itali, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “Vjedhja”.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese