Hapësire reklamuese

Aktualitet

Terrorizoi fëmijët duke i mbajtur peng, fqinjët tregojnë momentet e tmerrit: Ngelëm pa gjumë gjithë natën

Shkruar nga Newsbomb

Terrorizoi fëmijët duke i mbajtur peng, fqinjët tregojnë

Një ngjarje e paprecdentë u zbulua së fundi në Durrës, ku Aleks Marku mbajti peng për disa orë 2 fëmijët e tij të mitur (6 dhe 11 vjeç), në një apartament të marrë me qira, dhe qëlloi nga dritarja me armë zjarri kallashnikov.

Fqinjët duke folur për mediat kanë thënë se 40-vjeçari rrinte pjesën më të madhe të kohës i droguar dhe prandaj ushtronte dhunë fizike edhe ndaj fëmijëve të tij.

“Në orën 1 e gjysmë të darkës ndodhi kjo, ka lënë kalamanin jashtë në orën 1 e gjysmë dhe ka gjuajtur me armë dhe plumbi kishte kaluar mes hotelit të Qemalit që është këtu afër. Por, për fat të mirë e kapi  policia. Ai rrinte i droguar, pinte drogë. Kam pak ditë që e kam parë, punë ditësh. I keqtrajtonte fëmijët, i torturonte. Kishte një javë që rrinte këtu, se ishte ndarë dhe nga nusja. Unë me atë nuk kam muhabet, por thjesht i kam parë. Ishte agresiv, gjuajti me kallash në shtëpi. Ata që kishin shtëpitë afër e dëgjuan, ngelën pa gjumë gjithë natën”, tregon njëri nga fqinjët.

40-vjeçari ra në pranga pas ngjarjes dhe akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkatërrimi i pronës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Në njoftim policia sqaron se bashkëshortja e 40-vjeçarit ka bërë dy herë denoncim për dhunë dhe se për të janë lëshuar urdhër të mbrojtjes, por që 32-vjeçarja nuk është paraqitur në Gjykatë.

Gjithashtu, përsa i përket gjendjes penale të shtetasit Aleks Marku, ju informojmë se pas verifikimeve ka rezultuar se në Itali, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “Vjedhja”.

Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, grupi hetimor vijon hetimet dhe veprimet procedurale, për të përcaktuar nëse 40-vjeçari ka qenë në efektin e lëndëve psikotrope, gjatë ngjarjes, si dhe për të dokumentuar me prova të ligjshme, rrethanat e tjera të këtij rasti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese