Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Terrorizohen qytetarët te “Currilat”, një person i ngul thikën efektivit të policisë

Shkruar nga Newsbomb
Terrorizohen qytetarët te “Currilat”, një person i ngul
Pamje nga vendi i ngjarjes

Qytetarët në zonën e Currilave janë terrorizuar mesditën e kësaj të enjte pasi një person, identiteti i të cilit ende nuk dihet, lëvizte me thikë përgjatë rrugës së kësaj zone.  

Qytetarët të alarmuar njoftuan policinë, të cilët menjëherë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe ndërhynë me qëllim neutralizimin e këtij shtetasi.

Por, fatkeqësisht efektivi i cili tentoi ta arrestonte këtë shtetas ka mbetur i plagosur. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Durrësit, ndërkohë deri më tani nuk dihet gjendja shëndetësore e efektivit. Dyshohet se autori vuan nga problemet e shëndetit mendor.

Lidhur me këtë ngjarje priten më tepër detaje në vijim, deri më tani çdo informacion është paraprak.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese